Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se nuk e kundërshton idenë e bisedimeve të paqes për Ukrainën.
Duke folur pas takimit me liderët afrikanë në Shën Petersburg, ai tha se nismat afrikane dhe kineze mund të shërbejnë si bazë për gjetjen e paqes. Megjithatë, Putin ka një kusht. Sipas tij, nuk mund të ketë një armëpushim për sa kohë ushtria ukrainase ishte në ofensivë.
Vetëm pak orë pas deklaratës së tij, Rusia tha se një sulm ukrainas me dron në Moskë kishte dëmtuar dy ndërtesa me zyra. Referuar agjencisë shtetërore të lajmeve ruse Tass, fluturimet u pezulluan për një kohë të shkurtër nga aeroporti Vnukovo, në jug-perëndim të qendrës së qytetit dhe një person u plagos.
Mirëpo, përtej akuzave të Moskës, Ukraina nuk ka komentuar incidentin me dron.