
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka njoftuar se nga e hëna do të ketë kontroll të përbashkët në kufirin Maqedoni e Veriut-Shqipëri.
Përmes një njoftimi në facebook, Grubi thotë se ky vendim do të lehtësojë dhe thjeshtësojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave midis dy vendeve, në pikën kufitare “Qafë thanë”.
“Bashkë me ndërtimin e korridorit 8, lidhja midis Shkupit dhe Tiranës bëhet super moderne, e sigurt dhe e shpejtë si dhe po tejkalohen të gjitha pengesat midis nesh” tha mes të tjerash Grubi.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Në cilësinë e koordinatorit qeveritar për procesin e vendosjes së kontrolleve të përbashkëta të kufirit me Shqipërinë dhe Kosovën, me kënaqësi të madhe ju njoftoj që nga dita e hënë, me 31 korrik 2023, kontrolli i përbashkët i kufirit midis Maqedonisë së veriut dhe Shqipërisë hyn në fuqi dhe do të jetë plotësisht funksional për ta lehtësuar dhe thjeshtësuar qarkullimin e njërëzve dhe mallrave midis dy vendeve tona.
Bashkë me ndërtimin e korridorit 8, lidhja midis Shkupit dhe Tiranës bëhet super moderne, e sigurt dhe e shpejtë si dhe po tejkalohen të gjitha pengesat midis nesh.