
Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur pasditen e sotme në Kosovë. Policia e Kosovës informoi se rreth orës 16:30, policia ka marrë një njoftim se tre persona janë gjetur të pajetë në një shtëpi në fshatin Rufc të Lipjanit.
Nga të dhënat e para dyshohet se kemi të bëjmë me një krim në familje, teksa burri dyshohet se ka vrarë fillimisht gruan e tij, më pas djalin dhe në fund ka vrarë edhe veten.
Policia bën të ditur se ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.