
Kartat bankare janë jashtë funksionit në orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Zyrtarisht nuk ka asnjë informacion se çfarë po ndodh, por jozyrtarisht nëse doni të merrni informacion në telefonat e kontaktit të bankave thonë se është një problem teknik që po punohet intensivisht për zgjidhjen e tij. Sipas të njëjtave informacione, të gjitha llojet e kartave të të gjitha bankave janë jashtë funksionit.
– Sot isha në një takim në një restorant dhe kur donim të paguanim me kartë, në të gjitha tentativat, me karta të ndryshme dhe nga banka të ndryshme, transaksionet u refuzuan. Punonjësit na thanë se ndoshta ka problem me lidhjet e internetit”, thotë bashkëbiseduesi ynë./Lajmi i plotë.