Lidhja Komunale Kundra-Zjarrit Strugë
Apel për mobilizim për mos ndezjen e zjarreve !
Në kohën kur vendi ynë po ballafaqohet me përballjen me temperatura të larta, për fat të keq po shfaqet edhe një dukuri shqetësuese, me rrezikimin e jetës së njerëzve, pasoja ekonomike e dëme të mjedisit. Është fjala për paraqitjen e zjarreve, që po shfaqen gjithandej në Komunën e Strugës, nga të cilat janë duke u dëmtuar pyjet, tokat pyjore, por edhe sipërfaqe tjera rurale e urbane.
Pyjet përbëjnë një pjesë të madhe të territorit të Komunës së Strugës dhe janë resurs i çmuar komunal dhe kombëtar. Zjarret në pyje përveç masës drunore rrezikojnë edhe florën dhe faunën e egër, sepse pyjet janë habitati – shtëpia e tyre.
Apelojmë për KUJDES maksimal në ruajtjen e pyjeve, të natyrës dhe mjedisit. Apelojmë po ashtu tek të gjithë Qytetarët, institucionet e ndryshme, Ndërmarrjet Komunale të Komunës,Ndërmarrjen e Pyjeve,DMSH-në si dhe Policinë për koordinim të veprimeve, si dhe kujdes të shtuar në parandalimin e zjarreve, dhe mobilizim në shuarjen e tyre.
Apelojmë veçanërisht, për mobilizim dhe kujdes të shtuar të rojeve të pyjeve, që të përcjellin aktivisht situatën, dhe të identifikojnë keqbërësit, e të japin informata në organet e rendit, për personat që i shkaktojnë zjarret.
Ju lutemi, KUJDES dhe MOS NDIZNI ZJARRE !! T’i ruajmë pyjet, sepse ato janë resurse të çmuara komunale dhe kombëtare, dhe nga të cilat varet jeta jonë!
Bëhu pjesë e parandalimit dhe e fikjes së zjarrit në rastet e paraqitjes së zjarrit në pyje.
Lajmëro organet kompetente në komunën tuaj për reagim sa më të shpejtë në nr.112 ose 193.
Ndihmo institucionet përgjegjëse në përballjen me zjarret pyjore. Ky është obligim qytetar dhe kulturë t’i dalësh zot vendit kur ai ka nevojë për ty.
KUJDES: Ndezja e zjarrit është e dënueshme me ligj !!!.
NJTZF STRUGË telefononi ; 193 ose 112