
SPB Kërçovë ka paraqitur kallëzim penal kundër personave I.M.(48) dhe J.M.(43), të dy nga Kumanova, për shkak të dyshimit të bazuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e paautorizuar e nakrotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Gjatë kontrollit nga ana e zyrtarëve policorë në një automjet me targa të Kumanovës që drejtoheshe nga personat e lartpërmendur, ata kanë gjetur dhe konfiskuar një sasi të konsiderueshme marihuane, kokaine dhe heroine.