Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar rrezikun e përdorimit të telefonave të mençur në shkolla, duke thënë se vetëm “teknologjia e nevojshme për mësim” mund të përdoret në shkolla.
Telefonat mund të shkaktojnë shpërqendrim, të rrezikojnë privatësinë e nxënësve dhe të çojë në bullizimin kibernetik ka thënë UNESCO, agjencia e OKB-së për arsimin, shkencën dhe kulturën, raporton BBC.
Por, në bazë të këtij raporti, më pak se një në katër shtete kanë ligje dhe rregulla që ndalojnë përdorimin e telefonave në shkolla.
Manos Antoninis, autori i raportit të Monitorit të Edukimit Global 2023, i tha BBC-së studimi i tyre gjeti “shembuj të përdorimit të telefonave në shkollë që po i shpërqendrojnë studentët nga të mësuarit dhe po rrisin rreziqet për privatësinë e tyre në të njëjtën kohë”.
“Vetëm teknologjia që mbështet të mësuarit ka një vend në shkollë,” tha ai.
Disa studime kanë treguar se ndalimi i telefonave celularë në shkolla përmirëson performancën akademike, thekson raporti.
Lexi, 16 vjeç, tha se mësuesja e saj e mëparshme e lejonte përdorimin edukativ të telefonave në shkollë, por tha se studentët do t’i përdornin shpesh për mediat sociale në vend të kësaj.
Ajo argumentoi se ndërsa telefonat inteligjentë mund të përdoren për bullizim, ata gjithashtu mund të ndihmojnë në krijimin e një ndjenjë lidhjeje me të tjerët.
“Unë mund të shoh se si telefonat mund të kenë një efekt të dëmshëm mbi personin që bullizohet dhe shëndetin e tij mendor. Por, sa i përket shëndetit mendor, telefonat mund të ofrojnë një lidhje të mirë sociale.
“Nëse po kaloni një kohë të vështirë me ndonjë gjë, atëherë duhet të keni të drejtën të flisni me dikë”, tha ajo për BBC.
Në vitin 2017, Bangladeshi i ndaloi studentët dhe mësuesit në shkolla dhe kolegje t’i sillnin telefonat celularë në klasa.
Franca gjithashtu ndaluar përdorimin e tyre, por bën përjashtime për grupe të caktuara studentësh, për shembull ata me aftësi të kufizuara, ose kur telefonat inteligjentë përdoren për mësimdhënie.
Dhe vitin e ardhshëm Holanda do të ndalojë kryesisht telefonat celularë, tabletët dhe orët inteligjente në klasat e shkollave të mesme.