60 vjet nga tërmeti katastrofal në Shkup

60 vite më parë Shkupi përjetoi lëkundjet sizmike që do të shkatërronin pothuajse të gjithë infrastrukturën e qytetit dhe ku fatkeqësia më e madhe ishte numri i lartë i viktimave. Vlerësohet se mbi mbi 1000 persona e kanë humbur jetën ndërsa mbi 200,000 mbetën të pastrehë. Sot, 6 dekada më vonë, kryeqyteti ka ndjerë shumë herë dridhjet e tokës, por fatmirësisht jo si nga tërmetin e 26 korrikut të vitit 1963. Rindërtimi i qytetit të shkatërruar nga tërmeti bëri që kryeqyteti të marr një tjetër pamje, më moderne dhe me shumë gjelbërim. Edhe pse Shkupi është ndër qytetet ku gjelbërimi nuk mungon, përsëri numri i madh i ndërtesave të reja ka zvogëluar këto hapësirë në dekadat e fundit. Këtë e vërejnë edhe qytetarët. Përveç domosdoshmërisë për ndërtimet cilësore që do ti përballonin dridhjeve të tokës, sfidë mbetet edhe ruajta e hapësirave të gjelbra që tashmë janë uzurpuar nga ndërtimet e shumta.

“Ashtu është, ka pasur më shumë gjelbërim. Këto 20 vitet e fundit ka më pak gjelbërim. Duhet të ketë më shumë gjelbërim. Ja andej nuk ka asgjë. Përsëri nga kjo anë ka pak gjelbërim, andej nga ana tjetër nuk ka asgjë.”

“Kur kam qenë fëmijë kishim shumë gjelbërim.”

Aktualisht, vendet e zhvilluara janë gati të miratojnë një standard të përgjithshëm të gjelbërimit prej 20 metrash katrorë për banor, ndërsa standardi minimal ndërkombëtar i pranuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë është 9 metra katrorë gjelbërim për banor në një qytet. Tashmë në shekullin e 21-të, ekspertë në Gjermani dhe Japoni dhe vende të tjera propozuan standarde prej 40 metrash katrorë gjelbërim urban të cilësisë së lartë ose 140 metra katrorë sipërfaqe pyjore periferike për banor.

Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti i Shkupit është ndjerë në një sipërfaqe prej rreth 50 mijë kilometra katrorë. Si pasojë e tërmetit u rrënuan 15800 banesa dhe u dëmtuan 28000. /Alsat.mk