Nga nesër pritet ndryshim i motit. Siç njofton DPHM, në pjesën më të madhe të vendit do të jetë shumë e nxehtë, por do të fryjë erë e fortë jugperëndimore, në shumë vende me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë.
Më pas nga fundi i ditës për shkak të zbritjes së masës ajrore më të ftohtë nga veriu do të fillojë të fryjë erë e intensifikuar veriore, herë pas here e fortë. Gjithashtu do të krijohen kushte për paraqitje të izoluar të jostabilitetit me reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erëra të forta dhe breshër.
Sipas DPHM, erë e fortë veriore do të vazhdojë të fryjë edhe ditën e enjte, ku temperatura ditore pritet të bjerë ndjeshëm, rreth dhjetë gradë. Gjithashtu do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale shiu.
Më pas moti do të jetë kryesisht stabil me ulje të temperaturave të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës do të ketë rritje graduale.