Të martën në seancë qeveritare do të vendoset për atë se a do të ketë prolongim të fillimit të vitit shkollor. Këtë për TVM e bëri të ditur ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, sipas të cilit propozimi që do të pranohet do të jenë të mirën e procesit arsimor. Shaqiri potencoi se nevojitet zgjidhje ligjore për të vendosur çdo vit në varësi të kushteve klimatike se kur është më e përshtatshme të fillojë gjysmëvjetori i dytë, por edhe viti shkollor.
“Të gjitha propozimet do të diskutohen nesër në Qeveri dhe Qeveria do të vendos për një prej tyre. Mendoj se secili nga propozimet që do të pranohen do të jetë në të mirën e procesit arsimor. Unë për të gjitha propozimet kam mendim pozitiv, nëse fillohet viti shkollor më 1 shtator , Lidhja e nxënësve të shkollave të mesme kërkon të ketë edhe pushim pranveror në fund të muajit prill që të përgatiten për provimet përfundimtare në këtë periudhë. Në periudhën që vjen do të diskutohen edhe ndryshimet ligjore, duke marrë për bazë përvojat pozitive të vendeve të ndryshme, sepse kushtet klimatike kanë ndryshuar. Kemi pasur pushim të prolonguar, për shkak të energjensave në dimër . Të kemi një zgjidhje ligjore për të vendosur çdo vit varësisht nga kushtet në dispozicion se çka do të ndërmerret. Nesër do të diskutohen të gjitha propozimet.”, – deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.