
Një automjet ka marrë flakë në lëvizje në tunelin e autostradës Elbasan-Tiranë. Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në automjet.
Si pasojë, raportohet vetëm për dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.