Poeti nga Veleshta e Strugës Prof.Xheladin Muça – Dini vjen me librin e ri “ Kohë dhe Fakte”

HYRJE

Me poetin dhe profesorin Xheladin Muça,
dhjetëra vite më parë, na njohu
bashkëpunimi në revistën “Drini”. Ishin ato
vite të entuziazmit rinor e intelektual për të
lënë gjurmë në kohë. Dhe, pikërisht këtij
qëllimi i shërbeu, atëherë, botimi i revistes
informative e shoqërore “Drini”, në faqet e
së cilës la gjurmë me shkrimet e tij
Xheladin Muça.

Ai me zellin e tij prej intelektuali dhe artisti
nuk qëndroikomod përballë rrjedhave plot
furtunë të kohës për njeriun e tij dhe për
shoqërinë. Ai foli dhe shkroi pikërisht
atëherë kur shoqëria shqiptare përjetonte,
mbase, kohët më të vështira të historisë së
saj, shkroi, pikërisht atëherë “kur kishte
drojtje e heshtje e lipseshin të thirrura”.

Shkrimet e tij për jetën kulturore, për artin,
për letërsinë, politikën dhe shoqërinë
priteshin me padurim nga lexuesit. Ai
promovonte artistë e sportistë të rinj, sillte
mendime kritike për rrjedhat në jetën
politike e shoqërore, evidentonte vlerat e
artit dhe të krijuesve. Transmetonte
qëndrimet e krijuesve për rrjedhat letrare e
kulturore në hapësirën shqiptare.

Në shkrimet e tij të kujtdo zhanri të
gazetarisë vërehej talenti dhe adhurimi për
fjalën e bukur. Kjo i bënte lexuesit që me
ëndje të lexojnë tekstet e tij. Ai në faqet e
Drinit” solli motivet migjeniane, solli ëndrrat
dhe pasionet e të rinjve. por pse jo edhe
mjeshtërinë e

artistëve e shkrimtarëve të njohur nga
gjithë hapësira shqiptare.

Pikërisht disa nga shkrimet më të mira të
botuara në faqet e kësaj reviste do të
faktojnë ngjarjet e një kohe jo shumë të
largët, por me zhvillime shumë interesante
dhe të rëndësishme për njeriun shqiptar
kudo që jeton ai.

“Kohë dhe fakte” është libri i poetit dhe
profesorit Xheladin Muça, i cili kësaj radhe
në brendi të faqeve të veta nuk ka vargje
poetike, siç mund të priste çdokush që e
njeh autorin, por ka fakte, mendime,
ngjarje e zhvillime të një kohe, shumica
prej të cilave janë aktuale edhe sot dhe
mbase të tilla do të jenë edhe për shumë
kohë.

Mendimet, qëndrimet dhe vizioni që shfaq
autori e bashkëbiseduesit e tij, pastaj
ngjarjet e përjetësuara në këto shkrime
duket se u përkasin të gjitha kohëve, ndaj
ato do të mbesin të faktuara dhe të
arkivuara në ndërgjegjen e çdo njeriu.

Distanca kohore midis kohës kur janë
shprehur këto mendime e qëndrime e kur
kanë ndodhur këto ngjarje dhe aktualitetit
në të cilin jemi sot e bën edhe më
interesant librin, sepse tani lexuesit por
edhe vetë ata qëkanë shprehur qëndrime e
mendime mund të gjykojnë për saktësinë e
vizionit të tyre.

Ata që nuk i kanë përjetuar këto ngjarje
dhe zhvillime, ndërkaq, duke lexuar faqet e
këtij libri, mund të mësoj nëpër ngjarjet,
zhvillimet dhe mendimet e një

kohe, duke krijuar një pasqyrë për të
shkuarën dhe ndërtuar një vizion për të
ardhmen.

Femi Arifi

Strugë, qershor-2023