Pas vendimit të Izet Mexhitit për të krijuar subjektin e tij politik, partia ku ai shërbeu së fundi si nënkryetar ka vendosur që ta zëvendësojë me Bujar Osmanin, zëdhënësin aktual të partisë. Vendet si anëtarë të Kryesisë Qendrore të BDI-së u janë zëvendësuar edhe Visar Ganiut dhe Saranda Imerit. Në vend të tyre do të jenë Bekim Neziri, Ilir Hasani dhe Arta Bilalli-Zendeli.
Ndryshimet në BDI vijnë pas një periudhe të gjatë kur mexhiti që përkrahej edhe nga Musa Xhaferi, Blerim Bexheti e Nevzat Bejta, krijuan një fraksion brenda partisë, i cili kërkonte kryetarit Ali Ahmeti që të shkarkonte nga pozita zëvendëskryeministrin Artan Grubi e kryediplomatin Bujar Osmani.
Por, së fundi Mexhiti mbeti i vetëm në kërkesën për themelimin e partisë së re, pasi që ish-drejtuesit e grupit të zjarrit vendosën që të qëndrojnë brenda BDI-së. Ata kanë marrë pjesë edhe në mbledhjen e sotshme të partisë së drejtuar nga Ali Ahmeti. /SHENJA/