Bashkpunim i mirëfilltë mes dy avokatëve shqiptarë. Të liçensuar edhe nga FIFA.
Është fakt se jemi vend i vogël por që për arsye të ndryshme historike jemi shpërndarë anekënd botës. Kudo që jetojmë dhe veprojmë për asnjë nga ne nuk ka qenë e lehtë rruga e edukimit dhe suksesit, megjithatë ia kemi dal mbanë të jemi të zëshëm nëpër shumë fusha të ndryshme. E ku ka më mirë që ta shfrytëzojmë këtë rast për ti bashkuar fuqitë dhe eksperiencat profesionale me njëri-tjetrin për të sfiduar edhe më shumë majat e suksesit.
I tillë është dhe shembulli i bashkëpunimit mes dy avokatëve të njohur shqiptarë, Veap Elmazi i cili vepron në shtetin e Austrisë dhe Besnik Asani i cili profesionin e tij e ushtron në Maqedoninë e Veriut. Veap Elmazi, i cili ka ushtruar profesionin e avokatit (www.elmazi.at) në Austri dhe Evropë për shumë vite dhe i specializuar në të drejtën e imigracionit, të drejtën penale dhe deliktin, dhe Besnik Asani, i cili ushtron profesionin e tij në Maqedoninë e Veriut. Veap Elmazi ka Master në Drejtësi dhe ka studiuar në Austri, Angli dhe Itali.
Duke i bashkuar përvojat e tyre, dy avokatët, bashkëpunojnë mirë në materien penale ndërkombëtare. Strategjia ka një veprim parësorë në efikasitetin e zgjidhjeve të lëndëve me karakter ndërkombëtar dhe ka bërë që dy avokatët t’i ndërlidhin ngushtë raportet në problematikat penalo-juridike.
Besnik Asani dhe Veap Elmazi tani vijnë me një risi të veçantë. Avokati Veap Elmazi është menaxher i liçensuar për lidhjen e kontratave dhe transfer të futbollisteve në të gjitha ligët e futbollit. Së fundi ai ka realizuar transferime të fudbollistëve profesional në klube të ndryshme të Europës. Avokati Veap Elmazi ngriti biznesin e tij në vitin 2022 së bashku me një partner austriak në fushën e menaxhimit sportiv, transferimeve të lojtarëve dhe këshillimit të lojtarëve dhe themeloi kompaninë All4Stars (www.all4stars.at). Në këtë mënyrë ai arriti të ndërthurë pasionin e tij profesional dhe privat. Ai është i përfshirë edhe në futbollin amerikan. Veap Elmazi është agjent futbolli i licencuar nga FIFA që nga marsi i vitit 2023, ndaj është autorizuar nga FIFA për të transferuar lojtarë në të gjitha ligat e futbollit në mbarë botën.All4Stars ka mundur të bëjë transferime të shumta nga futbollistë profesionistë që në vitin e parë. Fokusi është në promovimin dhe zhvillimin e talenteve të rinj dhe të rinj. Ai gjithashtu e pa të dobishme që komunikimi dhe njohja e gjuhëve ballkanike do t’i mundësonte atij të trajtonte më qartë klientët që kanë probleme me çështje administrative që lidhen me imigracionin dhe vizat e punës në Austri. Ai tashmë ka mundur të ndihmojë shumë qytetarë të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht nga zona e Strugës, në marrjen e të drejtës së qëndrimit në Austri
Prindërit e Veapit herët kanë emigruar në mërgim. Ai është magjistër i shkencave juridike. Gjithashtu, e ka parë të arsyeshme që me anë të komunikimit dhe njohjen e gjuhëve ballkanike të jetë më i qartë me klientë të cilët kanë problematika me çështjet administrative në fushën e emigracionit dhe viza pune në Austri. Nga ana tjetër Besniku i cili gjithashtu është magjistër i shkencave juridike dhe ka zyrën e avokaturës së tij në qytetin e Strugës ka 7 vjet në këtë profesion. Besniku njihet për lëndët mjaftë komplekse me të cilat punon.
Nevoja për trajtimin e lëndëve me karakter ndërkombëtar rritet gjithmonë e më shumë dhe mënyra më e denjë për ta trajtuar këtë çështje mbetet bashkimi i forcave profesionale.