Stoltenberg flet me Zelenskyn: Ukraina më afër NATO-s se kurrë më parë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbi situatën e fundit.

Stoltenberg, potencoi se me Zelenskyn bisedoi për marrëveshjen e grurit, teksa shtoi se pas Samitit të NATO-s në Lituani, Ukraina është më afër NATO-s se kurrë më parë, transmeton Klankosova.tv.

“Bisedë e mirë me presidentin Volodomyr Zelensky mbi tërheqjen e Rusisë nga marrëveshja e grurit të Detit të Zi. Ne dënojmë fuqishëm tentimin e Moskës për të armatosur ushqimin. Aleatët qëndrojnë me Ukrainën për aq kohë sa duhet dhe pas Samitit të NATO-s, Ukraina është më afër NATO-s se kurrë më parë”, ka shkruar Stoltenberg në rrjetin social Twitter.