
Luiza Gega kualifikohet për në Lojërat Olimpike Paris 2024. Atletja shqiptare ka arritur të triumfojë në Kampionatin Ballkanik të Atletikës që po zhvillohet në Serbi në disiplinën 3 mijë metra me pengesa.
Medalje e artë dhe super kohë e arritur, pavarësisht se gara u zhvillua në mëngjes. Koha e arritur prej saj është normë kualifikuese për në Olimpiadën e vitit të ardhshëm. Atletika i ka filluar kualifikimet nga data 1 Korrik 2023.
Me kohën e dhënë së fundmi në Kampionatin Ballkanik, Gega bëhet sportistja e parë shqiptare që merr biletën kualifikuese për Paris 2024.