
Rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm, persona të panjohur i kanë vënë flakën veturën se zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Strumiçka”, në lagjen Çair të Shkupit. Policia, e shoqëruar nga prokurori kujdestar, që herët në mëngjes ka dalë në vendngjarje dhe po e hetojnë rastin. Ndërkohë që TV Alsat ka siguruar pamjet derisa shërbimi I merimangës po largon veturën e Grubit nga vendi I ngjarjes./Alsat.mk