Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë mbrëmë (21-korrik) nga ora 01 deri në ora 02:30, në parkingun prapa objektit hotelerik në Zherovjan të Tetovës, kanë privuar nga liria 34-vjeçarin A.H. nga Dibra për shkak se gjatë kontrollit të kryer tek ai është gjetur dhe konfiskuar 42 pako me kokainë. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përgaditet kallëzim përkatës.