Një 25-vjeçar nga Viniçani është arrestuar gjatë ditës së djeshme pasi i njëjti ka përplasur për vdekje me veturë një bashkëfshatar, përcjell TV21. Nga MPB thonë se paraprakisht, babai i 25-vjeçarit kishte pasur konflikt verbal me viktimën.
“Më datë 19.07.2023 ora 16:00 në fshatin Viniçan, komuna e Gradskos, policia nga SPB-Velesi ka privuar nga liria S.K.(25) nga fshati Viniçan. Ai më fshat, me veturën “Fiat Panda” me targa të Velesit ka goditur A.C.(43) nga i njëjti fshat, i cili paraprakisht ka pasur një debat verbal me babanë e të arrestuarit. A.C. nga plagët e marra ka ndërruar jetë, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Spitali i Përgjithshëm i Velesit, ndërsa S.K. u largua nga vendi i ngjarjes, por shpejt u gjet dhe u arrestua”, thonë nga MPB.