
Kaos është shkaktuar në Aeroportin e Shkupit, pasi radhë qytetarësh presin që të afërmit e tyre të zbresin në aeroport.
Këtë periudhë të vitit, mërgimtarët kthehen në vendlindje dhe kjo ka shkaktuar turma në aeroport.

Në dyert e daljes së udhëtarëve ka një roje sigurie të cilët mundohen të mbajnë rend.
Qytetarët kanë publikuar në rrjetet sociale fotografi nga gjendja në aeroport ditën e sotme.
