Policia e Maqedonisë sot në mëngjes ka kryer bastisje në disa lokacione në Shkup, gjatë të cilave tashmë janë ndaluar disa persona – biznesmenë, inspektorë, ndër të cilët edhe zyrtarë të BDI-së.
Siç raportojnë mediat, në mesin e të arrestuarve është edhe Ismet Guri, i cili së fundi u dënua me tre vjet e gjysmë burg për parregullsi zgjedhore në rastin e Prokurorisë Speciale Publike “Titanik 3”.
Ai së bashku me disa persona të tjerë është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “pastrim parash”.
Nga MPB konfirmojnë se bastisja është duke vazhduar në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike për krim të kufizuar, ndërsa për detajet e veprave penale dhe personat e ndaluar do të informojnë gjatë ditës.