
Dy granata kanë shpërthyer në oborrin e një shtëpie në rrugën “Pop Angjelko Neshiq”, në veri të Mitrovicës.
Policia e Kosovës ka informuar se nuk ka persona të lënduar nga shpërthimet e shok-bombave.
“Viktima femër kosovare ka raportuar gjatë natës në oborrin e shtëpisë së saj janë dëgjuar dy shpërthime. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas vendshiqimit vërehet se në oborrin e viktimës nga person/a, dyshohet se janë gjuajtur dy mjete shpërthyese (shok bomba) ku si pasojë nuk ka pasur persona të lënduar apo dëme materiale.”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Nuk dihen autorët që kanë hedhur granatat në banesë, ndërkohë që ka nisur hetimi për ngjarjen.