Ukraina rrëzoi 23 dronë gjatë natës

Forcat ukrainase rrëzuan 23 dronë gjatë natës së të premtes, duke përfshirë 16 drone Shahed të prodhuar nga Irani, thanë të premten forcat ajrore ukrainase.

Në një postim në Telegram, forcat ajrore thanë se Rusia “sulmoi Ukrainën me 17 dronë sulmues Shahed-136/131 të prodhuar nga Irani nga juglindja” dhe “si rezultat i operacioneve luftarake në rajonet jugore dhe lindore, 16 Shaheds u shkatërruan”, shkruan CNN.

Mbrojtja ajrore e Ukrainës shkatërroi një mjet ajror pa pilot (UAV) dhe gjashtë dronë të nivelit operacional dhe taktik të enjten, sipas forcave ajrore.