Përleshje në Kuvendin e Kosovës mes pozitës dhe opozitës (VIDEO)

Rrahje në Kuvendin e Kosovës, deputetë e ministra kapen mes vete

Gjatë fjalimit të kryeministrit, Albin Kurti, deputetë e ministra janë përfshirë në përleshje fizike.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës në drejtim të foltores së Kuvendit, Mërgim Lushtaku, hedh ujë në drejtim të Kurtit dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi. Ky i fundit e hedh shishen në drejtim të tij. Më pas, Lushtaku shtynë ministrat Hekuran Murati dhe Albulena Haxhiun. Kjo e fundit dëgjohet teksa thotë “a je normal”.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës thërret Policinë brenda sallës së parlamentit.


Ka eskaluar situata në Kuvendin e Kosovës në momentin kur kryeministri Albin Kurti ishte duke mbajtur fjalim.

Partitë opozitare gjatë tërë kohës e kundërshtonin kryeministrin Kurti duke e quajtur “rrenc”.

Në një moment deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku e ka gjuajtur me ujë Kurtin dhe në ato momente kanë ndërhyrë ministrat e kabinetit qeveritar, dhe pastaj ka eskaluar situata.