Takim i drejtorit Prof.Dr.Dashmir Nasufi, me kryetarin e komunës së Strugës, d-r Ramis Merko: THIRRJE PËR SHFRYTËZIM RACIONAL TË UJIT TË PIJSHËM

👉Takim i drejtorit të ndërmarrjes, Prof.Dr.Dashmir Nasufi, me kryetarin e komunës së Strugës, d-r Ramis Merko.

THIRRJE PËR SHFRYTËZIM RACIONAL TË UJIT TË PIJSHËM

Të nderuar qytetarë të Strugës dhe rrethinës,

Shfrytëzimi i resurseve natyrore, në veçanti ujit të pijshëm si resurs, gjithnjë e më tepër ka trend të rritjes, duke e marrë parasysh faktin se përballemi me shfrytëzimin e ujit për qëllime industriale, ekonomike, bujqësore, rekreative apo edhe për qëllime të tjera të pamenduara mirë. Kjo situatë ndikon te qasja te rezervat ujore (sipërfaqësore apo nëntokësore), apo te sasia e përgjithshme e ujit.

Pikërisht, shfrytëzimi i pamatur apo joracional i ujit mund të rezultojë në mënyrë negative te përmbushja e nevojave ditore të qytetarëve, por jo vetëm, sepse kjo sjellje gjithashtu mund të ndikojë edhe te zhvillimi normal i ndërmarrjeve që merren me veprimtari të lidhura me këtë resurs.

Për këto arsye, por edhe për shkak të ndryshimeve negative klimatike në nivel global dhe lokal, sidomos në sezonin veror turistik, NP “Ujësjellës dhe Kanalizim”-Strugë dhe Komuna e Strugës, bëjnë THIRRJE PËR SHFRYTËZIM RACIONAL TË UJIT TË PIJSHËM në qytetin e Strugës dhe në rrethinë.

Njëkohësisht, i lusim qytetarët dhe bizneset që të mos e keqpërdorin ujin e pijshëm, sepse në terren veçse ndodhen inspektorët komunalë, të cilët po kontrollojnë për raste të tilla, e gjithë kjo me qëllim furnizim 24/7 me ujë të pijshëm për të gjithë.

Ju falemnderojmë!


👉Средба на директорот на претпријатието, Проф.Др.Дашмир Насуфи, со градоначалникот на општина Струга, д-р Рамис Мерко.

ПОВИК ЗА РАЦИОНАЛНО КОРИСТЕЊЕ НА ВОДАТА ЗА ПИЕЊЕ

Почитувани граѓани на Струга и околината,

Користењето на природните ресурси, особено на водата за пиење како ресурс, сè повеќе бележи тренд на раст, имајќи го предвид фактот дека се соочуваме со користење на водата за индустриски, економски, земјоделски, рекреативни или за други незамисливи цели. Оваа ситуација влијае на пристапот до водните резерви (површински или подземни), или на вкупната количина на вода.

Токму, несовесното или нерационалното користење на водата може негативно да резултира во исполнувањето на секојдневните потреби на граѓаните, но не само тоа, бидејќи ваквото однесување може да влијае и на нормалниот развој на претпријатијата кои се занимаваат со дејности поврзани со овој ресурс.

Од овие причини, но и поради негативните климатски промени на глобално и локално ниво, особено во летната туристичка сезона, ЈП “Водовод и канализација” Струга и Општина Струга иПОВИКУВААТ НА РАЦИОНАЛНО КОРИСТЕЊЕ НА ВОДАТА ЗА ПИЕЊЕ во градот Струга и струшко.

Воедно, ги замолуваме граѓаните и стопанствениците да не ја злоупотребуваат водата за пиење, бидејќи на терен веќе има општински инспектори кои проверуваат за вакви случаи, а сето тоа заради 24/7 снабдување со вода за пиење за сите.

Ви благодариме!