Prof. Feti Meta përshëndet klubin “Struga Eagles” me xhiro në alpet zviceriane

XHIRO NË ZVICËR!
Është kënaqësi të eksplorosh natyrën e bukur që e ka Zvicra,sidomos Alpet,ku bukuria e rrallë,të mahnit dhe jo vetëm! Uji,ajri lëndinat me liqejet,brigjet dhe majat e larta,i kap syri dhe të adrenalizon me këto që i shijon për nji çast! Në emër të KB “Struga Eagles” dhe për nder gjithashtu,sfidova këto rrugë me biçikletë,aq sa munda t’i afrohem simbolit Tonë të kalitur me gur! Shqiponja më dha krahë dhe forcë,në atë lartësi prej 2005 në Simplon,nga ku vazhdon tatpjetëza në drejtim të Italisë!I përshëndes të gjithë,por në veçanti anëtarët e klubit dhe adhuruesit e dyrrotshit,që me të vërtet kanë çka të shijojnë! Uroj që të ndikoj,në sensibilizim te të rinjtë,pa anashkaluar dhe moshat tjera!