Ushtria e Shteteve të Bashkuara thotë se ka vrarë një udhëheqës të grupit ISIL (ISIS) në Sirinë lindore në një sulm me dron.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sulmi i së premtes rezultoi në vdekjen e Osama al-Muhajer, tha Komanda Qendrore e SHBA në një deklaratë të dielën.
“Ne e kemi bërë të qartë se ne mbetemi të përkushtuar ndaj humbjes së ISIS në të gjithë rajonin”, ka thënë shefi i Komandës Qendrore të SHBA (CENTCOM), gjenerali Michael Kurilla, duke përdorur një tjetër akronim për grupin e armatosur ISIL.
“ISIS mbetet një kërcënim, jo vetëm për rajonin, por edhe më gjerë”, shtoi ai.
Sipas CENTCOM, asnjë civil nuk u vra në operacion, por forcat e koalicionit po “vlerësojnë raportet për një plagosje të një civili”.