Në autostradën ”Arbën Xhaferi”, ka ndodhur një aksident i rëndë, ku një person ka mbetur i vdekur.
Si pasojë e aksidentit mes një veture dhe një kamioni në autostradën “Arbën Xhaferi” në fshatin Bibaj të Ferizajt edhe tre persona tjerë kanë marrë lëndime.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili shtoi se njëri nga të lënduarit ka plagë më të rënda dhe është percjellur për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 17:40, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një aksident trafiku në atustaraden “Arber Xhaferi ” në Bibaj, Ferizaj, drejtimi Kaçanik. Policia ka reaguar ne vendin e ngjarjes me njësitet relevante, janë njoftuar ekipet emergjente dhe pas arritjes në vendin e ngjarjes është konstatuar se në aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një automjet”.
Ai tha se për momentin është bllokuar autostrada.
“Raportohet se një person ka humbur jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e aksidentit dhe tre persona tjerë kane marrë lëndime trupore, njeri nga ta me lëndime më të renda dhe është percjellur për trajtim mjekësor. Njësitet kompetente per menaxhimin dhe kontrollin e trafikut në autostradë janë marrë me rastin dhe deri në përfundimin e vendstrehimit nga mjekësia ligjore do të ketë bllokim të rrugës në ketë lokacion”, deklaroi Hoxha.