Çdo ditë e më shumë, të rinjtë shqiptarë po na bëjnë krenarë në arenën ndërkombëtare.
Së fundmi, peshëngritësja 15-vjeçare Enkileda Carja është shpallur kampione në Kampionatin Evropian për të rinj U15, që po zhvillohet në Moldavi.
15-vjeçarja që sapo ka mbaruar klasën e 9-të ka arritur të marrë 3 medalje në stilin e shkëputjes me 84 kg, stilin e shtytjes me 100 kg dhe dygarësh me peshën 184kg.
Sportistja shqiptare garoi në kategorinë 59 KG grupi A, në të cilën garuan edhe 11 konkurrente të tjera.
Ndërsa vlen të thuhet se në muajin prill Enkileda ka fituar dy medalje të bronzta ne botërorin e 17 vjeçarëve.