Bill Klinton viziton Shqipërinë: Këtë ditë do ta ruaj si thesar në jetën time

Ish- presidenti i SHBA-së, Bill Klinton, në fjalën e tij, pasi ka vlerësuar miqësinë midis dy kombeve, SHBA- Shqipëri, ka vënë theksin në faktin se ka vlerësuar komentet e kryeministrit Rama për të në lidhje me Kosovën, por nga ana tjetër ka nënvizuar se kjo ditë do të mbetet një thesar në jetën e tij.

Klinton u shpreh se mbeti mjaft i suprizuar nga pritja që iu bë para kryeministrisë, me disa fëmijë, të cilët mbanin emrin e tij si emër, në shenjë vlerësimi.

“Kryeministër, ministra, të ftuar e i gjithë populli shqiptar, që kanë qenë pjesë e kësaj dite të shkëlqyer dua t’ju falënderoj për këtë moment që do ta ruaj si një thesar për jetën time. Ka më shumë se 10 vite që kur bashkëshortja ime erdhi këtu si sekretare e shtetit dhe gjithmonë e pyesja si po shkon, pasi gjithmonë doja që të vija dhe ndjej se edhe pse jam një qytetar privat, pa asnjë pushtet publik mund të flas për këtë çështje në emër të popullit amerikan. Lidhur me këtë, për partitë tona politike dallimet tona flozfoike ndonjëherë edhe kundërshtive tona fetare, ne jemi të angazhuar për lirinë forcë integritetin dhe të ardhmen e Shqipërisë. Jam shumë mirënjohës për atë që kryeministri tha lidhur me Kosovën. Shumë prej jush e dinë se unë dhe Hilary jetojmë në Neë Jork që është vendi me përqendrimin më të madh të shqiptarë në Amerikë”- tha Klinton.