Banka Popullore: Sistemi bankar në RMV është stabil

Sektori bankar është stabil dhe në mënyrë adekuate përballet me sfidat rrjedhëse, me ç’rast ambienti edhe më tej është i paqartë si rezultat i faktorëve global dhe i shoqëruar me norma të inflacionit akoma të larta, edhe pse të ulura, dhe ashpërsim të kushteve financiare, vlerësoi Këshilli i Bankës popullore në mbledhjen në të cilën u shqyrtua dhe miratua Raporti për rreziqet në sektorin bankar për tremujorin e parë të vitit 2023.

Përfundimisht me fundin e tremujorit të parë të këtij viti, depozitet nga amvisëritë dhe sektori koorporativ në baza vjetore shënoi rritje të përshpejtuar, përderisa rritja e kredive ishte më e vogël. Në kushte të besimit të ruajtur në sistemin bankar, dpeozitet shënuan rritje të përshpejtuar vjetore deri në nivelin prej 7,8%, ndërkaq posaçërisht karakteristike janë zhvendosjet e volitshme tek depozitet afatgjata, të cilat pas një periudhe më të gjatë të uljes, në tremujorin e parë shënuan rritje në baza vjetore. Gjatë ashpërsimit të caktuar të kushteve financiare, rritja vjetore e kreditimit u ngadalësua dhe paraqiste 6,4%.
Aftësia pagesore e sistemit bankar shënon përmirësim. Norma e përshtatshmërisë së kapitalit shënoi rritje tremujore për 0,3 pikë procentuale, duke e arritur nivelin më të lartë në 16 vitet e fundit, prej 18%. Aftësia më e mirë e pagesës më së shumti është rezultat i riinvestimit të përfitimeve nga viti i kaluar. Pothuajse një e treta e mjeteve të veta të sistemit bankar i përkasin shtresave mbrojtëse të kapitalit apo janë “të lira” mbi nivelin e nevojshëm minimal, të cilat bankat mund t’i shfrytëzojnë për përballje me sfidat e ndryshme gjatë lëvizjeve në rënie të cikleve ekonomike dhe në kushte të krizës. Përfitimi i sistemit vendor bankar u rrit, përderisa periudha e rritjes më të fuqishme të të ardhurave të bankave shfrytëzohet për përforcim të kapacitetit për përballje me humbje të mundshme të ardhshme kreditore.