
Siç njoftojnë nga LAMM, komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet pa pengesa, kryesisht nëpër rrugë të thata.
Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është rritur, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.
Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.