Vangjo Zguro: Erdha te Struga pasi është ekipi më i mirë në Maqedoni 

Vangjo Zguro është emri më i ri në rradhët e skuadrës tonë. Bëhet fjalë për një futbollistë që luan në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa te skuadra jonë vjen si agjent i lirë, pasi edicionin e fundit luante me FK Bylisin në Superligën shqiptare.

“Ky transferim erdhi me dëshirën e të dyja palëve dhe jam shumë i kënaqur për këtë trasnferim timin, pasi Struga Trim Lum momentalisht është ekipi më i mirë në Maqedoni. Tifozëve strugan mund të ju premtoj që do jap maksimumin tim në çdo ndeshje dhe shpresoj të ecim sa më lartë në ndeshjet europiane, por  gjithashtu sezonin e ri të luftojmë për të mbrojtur titullin kampion pasi kemi një grup lojtarësh perfekt” – u shpreh Vangjo Zguro, i cili me neve është lidhur me një kontratë një vjeçare.

Zguro shihet si një përforcim i denjtë, që do të plotësojë zbrastirën në krahun e majtë të mbrojtjes.

Zguro përveç që ka bërë karrierë në Shqipëri, duke luajtur me skuadrat si Pogradeci, Korabi, Luftëtari, Kamza, Skënderbeu dhe Bylisi, gjithashtu ka bërë karrierë edhe në SHBA, duke luajtur për skuadrat Red Wolves dhe Tulsa.