SHBA e pranon: Kundërofensiva ukrainase nuk arriti pritshmëritë e parashikuara

Shtëpia e Bardhë ka pranuar se kundërofensiva e shumëpritur e Ukrainës nuk i ka përmbushur pritshmëritë. Në një reagim thuhet se ndonëse Ukraina nuk korri suksesin që pritej, SHBA sërish vijon të jetë krah saj.

“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm, siç thashë, me homologët tanë ukrainas,” deklaroi zyrtari i lartë, John Kirby.

”Ata po na mbajnë të informuar dhe ne vazhdojmë të bëjmë atë që mundemi për t’i ndihmuar ata në kundërsulm, qoftë kjo përmes stërvitjes, dhe siç e dini, ata ende po marrin trajnime në nivel brigade, ose aftësi shtesë dhe sigurisht, këshilla dhe informacione. Dua të them, ne vazhdojmë t’u ofrojmë mbështetje ndërsa ata punojnë në këto operacione sulmuese, por se ku do të shkojnë dhe sa shpejt do të shkojnë, kjo do të varet nga ata.”

Forcat ruse kanë pasur sukses duke mposhtur armaturën ukrainase me sulme me raketa dhe mina dhe kanë vendosur fuqinë ajrore në mënyrë më efektive.