Maqedonia do të paguajë 950 milionë euro, nëse Qeveria humb procedurat e arbitrazhit

Nëse Maqedonia humb procedurën e arbitrazhit që zhvillohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, që rrjedhin nga marrëveshjet e lidhura ndërkombëtare, atëherë shteti do të duhet të paguajë gati 950 milionë euro, para nga buxheti i qytetarëve, bën të ditur Enti i Revizionit. Nga auditimi, Enti ka konstatuar parregullsi edhe në punësime në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë si dhe në disponimin e pronës në të cilën operon Qeveria. Në lidhje me Raportin e Entit për Revizion, Qeveria ka dorëzuar komente të cilat pas shqyrtimit është vlerësuar se tetë komente paraqesin raport për aktivitetet që janë ndërmarrë ose do të ndërmerren nga Qeveria për tejkalimin e situatave të konstatuara. Dy vërejte nuk u pranua, një po.