Ukraina do të marrë 1.5 miliardë dollarë nga Banka Botërore për të mbështetur rindërtimin dhe rimëkëmbjen, tha sot kryeministri Denis Schmihal. Fondet do të garantohen nga qeveria japoneze dhe do të kanalizohen për të mbështetur sigurimet shoqërore dhe zhvillimin ekonomik, tha Schmihal në një postim në Telegram.
Ukraina mbështetet në ndihmën financiare të partnerëve të saj të huaj për të mbuluar deficitin buxhetor. Ministria e Financave njoftoi se ka marrë në qershor shumën prej 3 miliardë dollarësh nga partnerët e Ukrainës, me 40% në formën e granteve.
Ditën e djeshme menaxhmenti i Fondit Monetar Ndërkombëtar përfundoi auditimin e kredisë ukrainase, duke lejuar që Kievi të marrë menjëherë shumën prej 890 milionë për mbështetjen fiskale.
Qeveria shpreson për një rimëkëmbje të arsyeshme ekonomike këtë vit pasi ekonomia u tkurr me rreth një të tretën në vitin 2022 për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë dhe po punon me partnerët e huaj për të siguruar fonde për një rimëkëmbje të shpejtë.
Ukraina po rindërton shkollat, spitalet, rrugët dhe urat dhe po bën riparime në sektorin e energjisë, pavarësisht armiqësive të vazhdueshme në jug dhe lindje të vendit.