Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit (KRRE) e njofton opinionin se tarifa e lirë ditore do të nisë nga data 1 dhjetor e këtij viti. Elektrodistribucioni ka afat prej katër muajve që t’i rregullojë të gjithë 700 mijë matësit për amvisëritë.
„Tarifa e lirë ditore do të jetë në dispozicion për të gjitha amvisëritë nga data 1 dhjetor, në periudhën nga ora 13 deri në orën 15. Duke u nisur nga parimi i mbrojtjes së konsumatorëve, ndërsa në përputhje me analizat e bëra, të cilat indikojnë se dhjetori është muaji kur rritet konsumi i energjisë elektrike, e detyruam Elektrodistribucionin që në këtë afat t’i harmonizojë të gjithë matësit. Katër muaj mjaftojnë për të bërë të gjitha harmonizimet teknike me sistemin e përllogaritjes dhe të faturimit dhe me softuerin përkatës,” deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës.
Sa i përket shpenzimeve të kompanive energjetike, KRRE-ja i solli vendimet në vijim:
Ndikimi mbi çmimin përfundimtar KËRKESATVENDIMI I KRRE-së:
MEPSO 4,15% 52,09% -17,06%
MEMO 0,13% 83,3% 5,29%
Elektrodistribucija 33,5% 32,17% 2,12%
EVN HOME 51% + 10,3% marzha +0,92% faktori i korrigjimit / -1,77%
“Çmimet e sjellura sipas blloqeve, për periudhën e tarifës së lartë ditore, janë si vijon: blloku i parë ka ulje prej 7,04 %, blloku i dytë ka ulje prej 4,09%, blloku i tretë ka rritje prej 2,54% dhe blloku i katërt ka rritje prej 2,42%. KRRE-ja i sjell vendimet e çmimeve dhe të tarifave pa TVSH. Amvisëritë me konsum mesatar do të paguajnë çmim më të ulët të energjisë dhe tatimin për përdorimin e rrjetit prej 4,26 %, ndërsa nga dhjetori, me fillimin e tarifës së lirë ditore, do të ketë ulje lineare të çmimeve prej 5 %,“ deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.