Disa kanë dalë të blejnë një kurban, disa për të gjithë anëtarët e familjes, por ka edhe nga ata qytetarë që edhe përskaj dëshirës së madhe për të blerë një kafshë për ta flijuar, nuk kanë mundësi financiare. Çmimet e kurbaneve ndryshojnë, varësisht nga madhësia dhe pesha e kafshës, ndërsa qytetarët më shumë preferojnë të blejnë dele.
“ Katërqind euro… Varet prej xhepit si i kanë të hollat…. Ka më lirë, 100 euro, 150, 200, 300, varësisht prej mallit…. Traditën për kurban bajram, kjo sigurisht se sa të jenë gjatë myslimanët nuk mund të harrohet kjo, se ky është një gëzim fetarë… Shtatëdhjetë vjet i kam.. gjithmonë jam marr me këtë, si nuk ka dallime, ka dallime, ndonjëherë janë më shtrenjtë, ndonjëherë më lirë, po tash patjetër fshati me qytetin me bashkëpunu ndonjëherë…,” tha një shitës.
“Kemi dal me ble kurban, shumë mirë kush ka pare, kush nuk ka, nuk mund të merr…. kush ka të holla i marrin nga 4-5, për krejt familjen… Kemi dal për 4 kurban mi ble. Jo lopë s’kemi marr, kemi marr vetëm për mish… Për gruan, për nënën, për djalin, për veti…” deklaroi një blerës.
Festa e Kurban Bajramit ndryshe njihet edhe si festa e flijimit dhe nderon gatishmërinë e të dërguarit Ibrahim, që të flijojë djalin e tij Ismailin si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit. Që atëherë besimtarët myslimanë sipas mundësive therin kurban për këtë festë, ndërsa mishi nga kafsha e flijuar ndahet në tre pjesë ;Familja e mban një të tretën, një e treta ndahet me të afërmit, shokët dhe fqinjët, si dhe një e treta u shpërndahet të varfërve dhe nevojtarëve. /alsat.mk