Kovaçevski: Të rinjtë duhet ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në shtëpi, të gjithë e kemi obligim t’ua mundësojmë

Kryeministri Dimat Kovaçevski nga Kujmanova bëri thirrje se të rinjtë duhet ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në shtëpi dhe se të gjithë palët politikë kanë për obligim ta bëjnë këtë të mundur.

“Ne e kemi parë prej 20 vitesh se çfarë do të thotë të bësh politikë për mbledhjen e pikëve politike ditore dhe rejtingut. Kemi humbur 20 vjet.
Kemi humbur brezat e rinj, të cilët shkojnë të punojnë jashtë dhe marrin pasaporta të vendeve të tjera. Ndërkohë ne u bëmë shtet i robëruar prej 11 viteve, nuk lëvizëm nga një vend, ndërsa të rinjtë tanë emigruan, duke merrë pasaporta në vendet e huaja. Çfarë do t’u përgjigjen atyre brezave që nuk i morën vendimet atëherë? A do të kërkojnë falje? Dhe çfarë kanë të rinjtë nga ajo falje kur humbën 20 vjet? Prandaj është e rëndësishme të merret vendimi për të vazhduar rrugën evropiane sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk duhet të lejojmë izolim të ri, valë të reja emigrimi të të rinjve, kërkesa të reja për pasaporta të huaja”, kërkoi Kovaçevski.

Kovaçevski gjithashtu tha se viti i ardhshëm është vit zgjedhor, ka zgjedhje këtu, në Parlamentin Evropian, por edhe në SHBA, dhe nëse e humbim këtë mundësi do të humbasim edhe 10 vite të tjera.