Kombet e Bashkuara kanë shtuar forcat e armatosura të Rusisë në listën globale të shkelësve të rregullave të luftës.
Forcat ruse dhe grupet e lidhura me to konfirmohet se kanë vrarë vitin e kaluar 136 fëmijë në Ukrainë, shkruan në një raport të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
OKB-ja verifikoi gjithashtu se forcat ruse gjymtuan 518 fëmijë dhe kryen 480 sulme në shkolla dhe spitale.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se ishte “i tmerruar” nga vrasjet.
“Jam veçanërisht i tronditur nga numri i madh i sulmeve ndaj shkollave, spitaleve dhe personelit të mbrojtur, dhe numri i madh i fëmijëve të vrarë dhe të gjymtuar, që u atribuohen forcave ruse dhe grupeve të armatosura të lidhura me to”, tha ai.
Nëntëdhjetë e një fëmijë u përdorën si mburoja njerëzore, raporton skynews.
Ndryshe, raporti thotë se forcat e armatosura ukrainase vranë 80 fëmijë, gjymtuan 175 dhe kryen 212 sulme në shkolla dhe spitale.