Gjetja e mbetjeve tregon se nëndetësja ka shperthyer që diten kur humbi kontaktin

Hetimet për nëndetësen e cila u zhduk fundjavën e kaluar sipas ekspertëve janë komplekse sepse incidenti ka ndodhur ne nje pjese te larget te oqeanit. Gjetjet e mbetjeve të nënëdetëses Titan konfirmojnë se ajo mund të ketë shpërthyer ditën kur humbi kontaktet. Pesë persona që u nisën në ekspeditë humbën jetën.

Të gjitha shpresat për të gjetur gjallë pesë personat në nëndetësen civile që humbi kontaktet që fundjavën e kaluar u shuan.

Pas zbulimit të mbeturinave nga nëndetësja Titan në fundin e oqeanit, fokusi i përpjekjeve të shpëtimit tani do të kthehet drejt asaj se çfarë e shkaktoi aksidentin. Marina amerikane gjatë kësaj jave zbuloi zhurma për të cilat sipas ekspertëve mund të ketë qenë zhurma e shpërthimit.

Ishte Admirali John Mauger i Gardës Bregdetare që konfirmoi se të pesë njerëzit në bordin e Titan kishin vdekur pas asaj që ishte ndoshta një shpërthim katastrofik, bazuar në modelet e mbeturinave të zbuluara. BBC raporton se në këtë fazë është e paqartë se cila agjenci do të drejtojë hetimin pasi nuk ka asnjë protokoll për incidente të tilla. Mauger u shpreh se ishte veçanërisht kompleks sepse incidenti kishte ndodhur në një pjesë të largët të oqeanit.

Roja Bregdetare e SHBA-së ka të ngjarë të vazhdojë të ketë një rol të rëndësishëm në hetime. Ajo do të vazhdojë të hetojë vendin ku u gjetën mbetjet në bashkëpunim me ekspertë dhe teknikë. Ekspertët janë shprehur se një burim tjetër i mundshëm informacioni rreth asaj që ka ndodhur saktësisht me Titanin mund të jenë hidrofonët ose mikrofonët nënujorë që përdoren për regjistrimin e tingujve nënujorë. Hidrofonët mund të kenë kapur fundin e Oceangate Titan dhe mund të na japin një kohë të saktë se kur ndodhi tragjedia.

Titan, i operuar nga kompania me bazë në SHBA OceanGate Expeditions, humbi kontaktin me anijen e saj mbështetëse sipërfaqësore të dielën e kaluar rreth një orë e 45 minuta në atë që duhej të ishte një ekspeditë dy-orëshe. Viktimat ishin Hamish Harding, 58 vjeç, Shahzada Daëood, 48 vjeç dhe djali i tij Suleman 19 vjeç, Paul-Henri Nargeolet, 77 vjeç dhe Stockton Rush, 61 vjeç.