Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se, ditët në vijim do të fillojnë kontrollet në terren për zbulimin e rasteve të keqpërdorimit të ujit.
Raste të tilla hasen shpesh gjatë ujitjes së parqeve, ndaj bëjmë thirrje që të ndërprehet keqpërdorimi i ujit të pijshëm, me qëllim furnizimin e qytetit dhe rrethinës me ujë pa probleme gjatë sezonit veror.
Për konsumatorët ku do të konstatohen raste të keqpërdorimit të ujit, do të ndërmerren masa ligjore në pajtim me Ligjin për furnizim me ujë të pijshëm dhe largimin e ujërave të ndotura urbane dhe Kodin Penal, ku dënimet do të jenë nga 3.000 deri 5.000 euro.
Faleminderit për mirëkuptimin!
Me respekt,
NP “Ujësjellës dhe Kanalizim”-Strugë
Почитувани граѓани,
Ве известуваме дека во наредните денови ќе започнат контроли за откривање случаи на злоупотреба на вода.
Вакви случаи често се среќаваат при наводнувањето на парковите, па затоа апелираме да се прекине злоупотребата на водата за пиење, за во текот на летната сезона без проблеми да се снабдува градот и околината со вода.
За корисниците кај кои ќе се констатираат случаи на злоупотреба на вода, ќе се преземат законски мерки согласно Законот за снабдување со вода за пиење и одведување на урбаните отпадни води и Кривичниот законик, каде казните ќе бидат од 3.000 до 5.000 евра.
Ви благодариме на разбирањето!
Со почит,
ЈП „Водовод и Канализација“ – Струга