Këta janë armiqtë më të mëdhenj të liqenit të Ohrit

Në ditën e Liqenit të Ohrit, ekspertët thonë se nuk është bërë mjaftueshëm për ta mbrojtur atë. Dejan Panovski, një nga krijuesit e idesë së kësaj dite, thotë se liqeni në tërësi vështirë se do të mbrohet ndonjëherë sepse problemi më i madh është ende faktori njerëzor. Para së gjithash, bëhet fjalë për urbanizim të paplanifikuar, i cili kërcënon bregun e liqenit si në anën maqedonase ashtu edhe në atë shqiptare.

“Të gjitha ato që janë uzurpuar duhet të kthehen, gjithë ajo që është urbanizimi si proces duhet të largohet nga qendra e qytetit. Pa këto dy elemente, ne nuk mund të bëjmë përparim serioz”, tha Dejan Panoski, Themelues i Ditës së Liqenit të Ohrit.

Ndërtimet pa leje janë problem kombëtar dhe lokal, dhe sistemi jo i plotë i grumbullimit për pastrimin e ujërave të zeza është presion shtesë mjedisor për liqenin.

“Në planin e menaxhimit të liqenit të Ohrit, rehabilitimi i sistemit kolektor është një çështje kryesore që duhet bërë, dhe bazë e gjithë kësaj duhet të jetë studimi rehabilitues që është bërë së bashku me Agjencia japoneze Xhaika në vitin 2015″, u shpreh Dejan Panoski, themelues i Ditës së Liqenit të Ohrit.

Ndryshe, 21 qershori konsiderohet si Dita e Liqenit të Ohrit si simbol i ditës më të gjatë të vitit. /Alsat.mk