
Më datë 19.06.2023, në orën 08:55 në pikën kufitare “Qafasan”, punonjësit e policisë kanë ndaluar 56-vjeçarin A.P nga Republika e Shqipërisë.
Gjatë kontrollit u konstatua se ai ishte në kërkim nga Interpoli. Personi është dërguar në MPB- Strugë për procedurë të mëtutjeshme, njofton policia.