
Një vrasje ka ndodhur gjatë mbrëmjes në Prishtinë, ku dyshohet se viktima është nga Maqedonia e Veriut.
Ngjarja ka ndodhur në Rrugën C në Prishtinë, ku është gjetur viktima pa shenja jete i qëlluar me kallashnikov.
Po ashtu bëhet e ditur se makina e personit të vrarë, është me tabela të Maqedonisë së Veriut.
Portali Sinjali ka dhënë detaje të pakonfirmuara duke zbuluar edhe detaje për personin e dyshuar se është vrarë dhe që është nga Shkupi.
Sinjali bën të ditur edhe emra.