
Autoritete greke konfirmuan se numri i viktimave shkoi në 59 nga anija e mbytur në Pylos, Greqi.
Lajmi për gjetjen e trupave të pajetë është bërë nga zyrtarë të Rojës bregdetare.
Mediat greke shkruajnë se hetimet nga Roja Bregdetare janë në ende në vijim, ndërkohë që sipas informacioneve skafi i peshkimit i përmbysur është 30 metra i gjatë dhe mbante të paktën 400 emigrantë.
Sipas informacioneve, emigrantët – 104 prej të cilëve janë shpëtuar – që ndodheshin në bordin e anijes së peshkimit që u mbyt, ishin nga Afganistani, Pakistani, Siria dhe Palestina.