Një tërmet i fuqishëm godet Serbinë

Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot Serbinë.

Kështu raportojnë mediat serbe, sipas të cilave, epiqendra ishte në afërsi të Paraqinit dhe tërmeti ishte me magnitudë mbi 4 gradë të shkallës Rihter.

Po sipas tyre, Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane bëri të ditur se magnituda e tërmetit ishte 4.6 gradë, dhe se epiqendra ishte në zonën e qytetit të Krushevcit, pra rreth njëzet kilometra në veri të atij qyteti.

Por më vonë u tha se tërmeti ishte me magnitudë 4.2 ballë.

Ai është regjistruar në orën 12:11, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Ndërkohë përdoruesit e rrjetit social Twitter kanë raportuar se tërmeti është ndjerë edhe në Jagodinë, Paraqin, Krushevc, si dhe në Beograd.

Deri më tani nuk ka raportime për ndonjë të lënduar apo për dëme të mundshme materiale.