K. K ” DRINI” I SUKSESSHËM EDHE NË PRISHTINË!
Më datë (11.06.2023) në Prishtinë u zhvillua Turneu i tretë Ndërkombëtar në Karate “PRISHTINA OPEN 2023” për nder të ditës së çlirimit të kryeqytetit të Kosovës, nën organizimin e shkëlqyer të K. K “Prishtina” në krye me z. Ismail Fazliu.
Në këtë turne madhështor, morën pjesë 57 klube, me mbi 450 sportistë, nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova.
Në këtë manifestim sportiv, fjalë përshëndetëse mbajti edhe kryetari i Unionit të Karatesë Shqiptare në RMV Alim Hajredini.
Klubi i Karatesë “Drini” nga Struga, padyshim që nuk mungoi edhe në këtë aktivitet ndër më të orgaanizuarit në rajon e më gjerë.
Sportistët e klubit tonë, bënë një paraqitje të mirë duke u stolisur me pesë medalje, nga të cilat një ari, një të argjentë dhe tre të bronzta.
Me medalje ari, u stolis Hamza Zylali në kategorinë e seniorëve -84kg dhe i bronztë në kategorinë senior +84kg.
Ndërsa paraqitje shumë të mirë kishte edhe Enes Ajrush, i cili u stolis me medalje argjenti, në kategorinë kadet -57kg.
Me medalje të bronztë u stolisën edhe talentja e vogël Jara Nasufi në diciplinën kata, për moshën 8 vj.
Gjithashtu edhe Drini Hajredini u stolis me medalje të bronztë në kategorinë +70kg kadet, kjo medalje mund të kishte edhe ngjyrë tjetër, nëse nuk do të ishte padrejtësia nga ana e gjyqtarëve.
Vazhdojmë tutje!