Shtetet në botë, përgatitje për mot ekstrem

Shtetet në gjithë botën janë duke u përgatitur për mot ekstrem, më vonë gjatë vitit, meqë bota do të përballet me El Ninon – fenomenin klimatik që nxit ciklone tropikale në Paqësor, ashtu sikurse shira të rrëmbyeshëm dhe rrezik për vërshime, në kontinentin amerikan dhe rajone tjera. Ditë më parë administrata amerikane për Oqeane dhe Atmosferë, ka deklaruar se El Nino është duke ardhur. Në tre vjetët e fundit, ky fenomen është dominuar nga fenomeni tjetër, La Nina. Shkencëtarët besojnë se ky vit është shqetësues. Herën e fundit kur El Nino është shtirë në kapacitet të plotë ka qenë viti 2016, kur bota e ka regjistruar vitin më të nxehtë ndonjëherë. Meteorologët presin që El Nino këtë vit, i përzier me ndryshimet klimatike, do ta përballë botën me temperatura edhe më të larta. Ekspertët janë të shqetësuar edhe se çfarë mund të ndodhë me oqeanet. Shtrirja e El Ninos nënkupton që ujërat në lindje të Paqësorit janë më të nxehta sesa zakonisht. El Nino mund të rezultojë me humbje prej 3 trilionë dollarëve në nivel global, pasi moti ekstrem ndikon në prodhimet bujqësore, në prodhim të mallrave tjera dhe ndihmon në përhapjen e sëmundjeve.