Njihuni me rivalët e mundshëm të Struga Trim Lum në Ligën e Kampionëve

Struga Trim Lum edicionin që lamë pas për herë të parë në historikun e saj 8-vjeçar arriti që të shpallet kampione e Maqedonisë, duke fituar të drejtën për të përfaqësuar vendin në garat eliminatore të Ligës së Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.

Ekipi strugan që udhëhiqet nga strategu shqiptarë, Shpëtim Duro prej dje edhe zyrtarisht nisi përgatitjet për rrugëtimin në kompeticionet europiane, që nis me turin e parë të Ligës së Kampioneve, e ku “bardhekuqtë” do të tentojnë kalimin e të paktën një turi, për të siguruar më pas minimalisht ndeshjet e  “play off” të Ligës së Konferencës.

Gjithsesi, një short aspak i lehtë për skuadrën strugane, duke pasur parasysh rivalët e mundshëm, si Ferencvaroshi hungarez, Sherif Tiraspoli lituanez, Bate Borisovi bjellorus, apo edhe Ludogoretsi bullgar, që luftoi deri në fund me CSKA Sofien dhe u shpall kampion i Bullgarisë.